Të pyesin për prenë. Thuaj: “Preja i takon All-llahut dhe profetit”, prandaj frikësohuni All-llahu dhe kordinoni çështjet tua ndër veti, dhe nderone All-llahun dhe Profetin e tij, nëse jeni besimtarë. (1) Besimtarë të vërtetë janë ata zemrat e të cilëve kur përmendet All-llahu mbushen me frikë, e kur ju lexohen ajetet e tij, ua forcojnë besimin dhe që mbështeten vetëm te Zoti i tyre. (2) Ata të cilët e kryejnë faljen dhe një pjesë të asaj që u japim ne e shpërndajnë. (3) Ata janë, pa dyshim, besimtarë të vërtetë. Ata kanë te Zoti i tyre shkallë të lartë respekti dhe falje, dhe furnizim fisnik. (4) Ashtu si të pat nxjerrë Zoti yt nga shtëpia jote, me arsye, një grup besimtarësh me siguri këtë nuk e pëlqen. (5)